Saimir Tahiri zbulon një “video skandal” të Ilir Metës

Saimir Tahiri zbulon një “video skandal” të Ilir Metës

Dy ditë më parë, presidenti i zgjedhur Ilir Meta lëshoi një deklaratë të fortë nga fshati Rraboshtë i Lezhës duke thënë se do të armatoste popullin nëse policia nuk kapte dhunuesit e mbështetësve të LSI-së.

Por, menjëherë pas kësaj deklarate që mori jo pak vëmendjen e medieve, në video u fiksua momenti kur kandidati i LSI-së në këtë zonë, Viktor Tushaj i fuste të dhunuarit një zarf në xhep, shrkuan portali Albeu.

Nuk dihet se çfarë kishte brenda zarfit, por fakti që ai ia dha fshehurazi tregon një të vërtetë të madhe, sipas ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri.

“Shih e shkruaj thotë populli, se sado te shkruash kur sheh kështu skenash, çdo fjale është e tepërt…”, shkruan Tahiri në Facebook.