Sali Berisha identifikon tre gjenitë shqiptarë

Sali Berisha identifikon tre gjenitë shqiptarë

Ish kryeministri i Shqipërisë, tash deputeti Sali Berisha, në një intervistë për emisionin “Debat” në RTK ka thënë se shqiptarët kanë tre gjeni.

‘Ibrahim Rugova është në vlerësimin tim një nga tre gjenitë e kombit shqiptarë, Ismail Kadare në letërsi, në humanizëm Nënë Tereza dhe Ibrahim Rugova në politikë”, ka thënë Berisha, raporton Insajderi.

Berisha ka folur këtë herë më shumë për raportet e tij me një nga gjenitë shqiptar.

“Me Presidentin Rugova ne bashkërendonim në tërësi qëllimet dhe bashkëveprimet. Kemi komunikuar në takime dhe me njerëz që vinin e shkonin. Jo me telefonata”, ka thënë Berisha.