Salih Mustafa del para gjyqtarit në Speciale – nis seanca

Salih Mustafa del para gjyqtarit në Speciale – nis seanca

Ka nisur seanca ndaj ish-komnadantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, në Gjykatën Speciale në Hagë, njofton Insajderi.

Mustafa pritet të deklarohet rreth akuzave që e ngarkon Prokuroria Speciale, ndërsa sot është afati i fundit i tij të pranojë ose jo fajësinë.

Nga Dhomat e Specializuara nëpërmjet njoftimit për seancës e sotme kanë bërë të ditur se Mustafës do t’i kërkohet të vetëdeklarohet fajtor ose i pafajshëm në lidhje me akuzat që i ngarkohen.

Nëse Mustafa nuk vetëdeklarohet në lidhje me fajësinë ose pafajësinë, atëherë gjykatësi i procedurës paraprake bën deklarimin e pafajësisë në emër të të akuzuarit në përputhje me rregulloren. /Insajderi.com