Salih Mustafa në seancën e radhës në Hagë më 14 dhjetor

Salih Mustafa në seancën e radhës në Hagë më 14 dhjetor

I akuzuari nga Gjykata Speciale për krime lufte në Kosovë, Salih Mustafa, do të dalë në seancën e radhës gjatë javës së ardhshme, njofton Insajderi.

Gjyqtari i procedurës paraprake është ai që ka thirrur seancën e dytë pas shqyrtimit të preferencave të palëve, për datën 14 dhjetor 2020.

Seanca e tij e dytë pritet të fillojë nga ora 15:00.

“Siç është njoftuar në Kalendarin tonë të Gjykatës, Konferenca e radhës për ecurinë e çështjes në çështjen kundër Salih Mustafës do të mbahet më 14 dhjetor në orën 15:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. /Insajderi.com