Salih Mustafës i vazhdohet masa e paraburgimit nga Specialja

Salih Mustafës i vazhdohet masa e paraburgimit nga Specialja

Ish-eprorit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa, i është vazhduar paraburgimi për një muaj.

Vendimi është marrë të martën nga Dhomat e Specializuara, njofton Insajderi.

Mustafa ishte arrestuar vitin e kaluar nga EULEX me urdhërarrest të Speciales pasi akuzohet për “krime lufte”.

“Palët janë urdhëruar që parashtresat në lidhje me rishikimin e radhës të paraburgimit t’i dërgojnë deri më 5 korrik”. /Insajderi.com