Salih Zyba lozë pushtetarin e rreptë, e kërcënon hapur Shpend Ahmetin

Salih Zyba lozë pushtetarin e rreptë, e kërcënon hapur Shpend Ahmetin

Sali Zyba, kandidati për deputet nga Vetëvendosje, ka ironizuar me ish-partiakun e tij të dikurshëm, Shpend Ahmetin.

“Pas fitores së Lëvizjes VETËVENDOSJE!, pyetja më e shpeshtë që po më bëhet është: a më shumë ke vota ti a Shpend Ahmeti”, ka shkruar Zyba në Facebook, transmeton Insajderi.

“I sigurt jam që Shpendi përveç që nuk do të jetë deputet, nuk do të jetë as kryetar komune. E vendin ku do të jetojë ka të drejtë ta zgjedhë si Xhabir Zharku”.

Megjithatë nuk dihet sa vota i ka marrë Zyba dhe sa Ahmeti, pasi që KQZ ende s’e ka publikuar listën përfundimtare të votave për kandidatët për deputetë.

insajderi.com