Sallatë e shpejtë me spinaq dhe vezë

Sallatë e shpejtë me spinaq dhe vezë

Një sallatë e lehtë dhe e shpejtë me dy përbërës të përsosur për të nisur një ditë të mirë, spinaqin dhe vezët e gatuara si omletë.

Kjo është receta e duhur kur doni të hani ushqim të shëndetshëm mirëpo nuk keni shumë kohë

200 gr spinaq

100 gr domate qershi

3 kokrra vezë

125 gr djath

Vaj ulliri

 

Salca:

2 lgj kos

2 lgj vaj ulliri

Kripë, piper i zi

Nenexhik

Pergatitja

Fillimisht lajmë dhe thajmë mirë spianqin dhe më pas e vendosim në një pjatë të cekët.

Rrahim vezët me pak kripë dhe formojmë 3 omleta të një madhësie të cilat pasi i skuqim i vendosim njëra mbi tjetrën. I presim më pas vezët omletë në rripa me gjerësi 8 mm dhe i përziejmë me spinaqin. Vendosim disa kokrra domate nëpër sallatë dhe zbukurojmë pjatën anash me feta djathi.

Në një enë të vogël trazojmë përbërësit e salcës marinuese: kos, vaj ulliri, kripë, piper dhe nenexhik dhe spërkasim sallatën./Insajderi.com