
Rukola dhe avokado janë dy prej përbërësve më të përshtashme për tu kombinuar në sallata.
Rukala ka përbërje të larta të vitaminës K dhe C të cilat luftojnë inflamacionet dhe mbështesin sistemin imunitarë.
Avokado në anën tjetër është një super frut që përpos faktit që përmban yndyrna të ngopura dhe vitamin E në sasi të mëdha.
E mira e kësaj sallatë është që ka përbërës që mund të gjinden në pothuajse në secilën stinë dhe nga vlerat e saj shëndetsore mund të jenë përfituese për të gjithë.
Përbërësit
4-6 racione
2 avokado të prerë në kubikë
1 kastravec i prerë në feta
3 domate të prera
1 qepë e kuqe
1 tufë me rukola
2 lugë gjelle me vaj ulliri
2 lugë gjelle me lëng limoni
Kripë dhe piper
Djathë të bardhë
Mënyra e pregatitjes
Në një enë sallate dhe kombinoni avokadon, kastravecin, domatet, qepët e kuqe dhe rukolën.
Përziejini lehtë së bashku me një lugë druri.
Në një pjatë tjetër rrihni së bashku vajin e ullirt dhe lëngun e limonit.
Më pas hidhjani sipër sallatës dhe në fund shtoni djathë të shkërmoqur të bardhë./Insajderi.com
Burimi: Agroweb