fbpx

Salvini synon postin e kryeministrit të Italisë

Politikanët e Italisë tradicionalisht çështjet e rëndësishme politike gjatë javëve të pushimeve të verës në gusht, kur pjesa më e madhe e vendit shkon në plazh për pushime të gjata. Por zoti Salvini, një mjeshtër i populizmit përçarës, zgjodhi pikërisht javën e kaluar, për të njoftuar se ai nuk mund të vazhdonte më të qeveriste në koalicion me Lëvizjen “Pesë Yjet”.

Salvini synon postin e kryeministrit të Italisë

Që nga maji, Salvini, i cili mendohet gjerësisht se ka sabotuar partnerin dhe rivalin e tij, Di Maio vazhdimisht që kur u krijua koalicioni, duke përdorur me mjeshtëri mediet sociale për ta bërë këtë, ishte bërë edhe më agresiv në këto përpjekje. Kryeministri i Italisë, Giuseppe Conte, një avokat relativisht i panjohur që ishte pothuajse i panjohur kur u caktua për drejtimin e qeverisë, nuk e pëlqen zotin Salvini.

Dhe ndërsa shumë politikanë të tjerë kanë reduktuar aktivitetet e tyre këtë muaj, zoti Salvini ka zhvilluar një fushatë zgjedhore jozyrtare në plazhet italiane, duke përshkuar gjithë vendin.

U deshën 88 ditë të krijohej qeveria e koalicionit të vështirë të Italisë pas zgjedhjeve parlamentare të marsit 2018.

Problemet u shfaqën pothuajse menjëherë kur partnerët u përplasën rreth planit të Lëvizjes Pesë Yje për një skemë të ardhurash për të trajtuar problemin e varfërisë. Udhëheqësit debatuan gjithashtu rreth një plani të Lega-s për të vendosur një taksë fikse. Si edhe mbi imigracionin dhe vendimin e Salvinit për të mos lejuar anijet humanitare të shpëtimit të ankoroheshin në portet italiane për të shkarkuar migrantët e kapur në brigjet e Libisë.

Mosmarrëveshja e fundit e madhe erdhi vetëm disa ditë para se Salvini të njoftonte të enjten e kaluar mbi synimin e tij për t’u tërhequr nga koalicioni. Pesë ministra të Lëvizjes së Yjeve kundërshtuan planet për një lidhje hekurudhore alpine me shpejtësi të lartë midis qytetit italian të Torinos dhe qytetit francez të Lionit. Por shumë komentues thonë se Salvini ka përdorur mosmarrëveshjen si një justifikim për t’i dhënë fund koalicionit.

Partia me të cilën ai mund të krijojë një qeveri koalicioni, nëse gjithçka shkon sipas planeve të tij, është “Vëllezërit e Italisë”. Kritikët vërejnë se kjo parti i ka rrënjët tek partia fashiste e Musolinit.

Kritikët e Salvini thonë se ai po përpiqet të largojë vëmendjen nga akuzat e Rusisë dhe ekonomia e vendit, e cila vazhdon të jetë e zhytur në recesion.

Partneri i tij i tanishëm i koalicionit, Di Maio, ka thënë se nxitja e një krize të qeverisë tani është “marrëzi dhe e rrezikshme”. Një ish-kryeministri italian, centrististi Enrico Letta, e quajti Salvini një “oportunist” që nuk ka “asnjë parim”, dhe paralajmëroi se shefi i Lega-s mund ta nxirrte vendin jashtë Bashkimit Evropian – duke thënë se një Brexit Italian “nuk ishte i pamundur”.

Por Salvini – i cili ka zbutur euro-skepticizmin e tij gjatë muajve të. “Ideja e largimit nga Europa, braktisja e Euros nuk ka qenë kurrë një alternativë”, u tha Salvini gazetarëve gjatë një tubimi pranë Materas, në Italinë e Jugut.

Zoti Salvini përballet me një pengesë të mundshme në rrugën drejt zgjedhjeve të reja. Lëvizja “Pesë Yje” mund të bashkohet me partitë e opozitës për të formuar një qeveri të re të koalicionit, me inkurajimin presidentit i vendit, Sergio Mattarella, i cili është i vetmi që ka fuqinë të shpërndajë parlamentin, madje edhe për të emëruar një qeveri teknike.