Samanta Karavella lanson këngën “Golosa”

Samanta Karavella lanson këngën “Golosa”

Një projekt të ri muzikor sot ( e mërkurë) e ka lansuar edhe këngëtarja nga Shqipëria, Samanta Karavella. 

“Golosa” titullohet kënga e re e saj, të cilën e ka kompletuar edhe nga ana vizuale.

Zeshkania vjen mjaft atraktive në videoklipin e ri, teksa në pah ka vënë linjat trupore.

Tekstin e ka shkruar Muma, gjersa për muzikën është përkujdesur Alfred Sula.

Ky klip i veçantë i është besuar produksionit AS Recording Studio.

Ndërkohë, Samanta këtë vit ka qenë mjaft aktive dhe e angazhuar në projekte muzikore e po ashtu edhe me koncerte.