Samanta Karavello merr një vendim të rëndësishëm për karrierën e saj

Samanta Karavello merr një vendim të rëndësishëm për karrierën e saj

Prej shumë vitesh Samanta Karavellën e kishim parë nën menaxhimin e “Max Production”, por duket se tashmë ajo nuk do të jetë më pjesë e këtij produksioni.

Sipas “Prive”ajo do ta menaxhojë vetë veten tani e tutje dhe si për konfirmim ka hapur edhe llogarinë e saj private në kanalin “You tube”.

Nuk dihet arsyeja pse këngëtarja ka marrë këtë vendim për karrierën e saj muzikore, por dimë që Samanta po përgatitet për klipin më të ri në bashkëpunim me reperin Elinel. Kënga do të mbajë titullin “Vonë” dhe pritet të publikohet këto ditë.