Samantha Cristoforetti do të jetë gruaja e parë evropiane që komandon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Samantha Cristoforetti do të jetë gruaja e parë evropiane që komandon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

Agjencia Evropiane e Hapësirës ka konfirmuar se astronautja italiane, Samantha Cristoforetti, do të jetë gruaja e parë evropiane që komandon Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës, transmeton Insajderi.

Cristoforetti hyn në një klub të rrallë ku më pak se 600 astronautë kanë udhëtuar në hapësirë dhe vetëm rreth dhjetë përqind e tyre kanë qenë gra, raporton Euroneës.

Astronautja bëhet gruaja e parë italiane në hapësirë dhe gruaja e tretë në botë që ka kaluar kohë në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës.

Dhe në 199 ditë Cristoforetti mban gjithashtu rekordin për fluturimin më të gjatë pa ndërprerje nga një astronaut evropian.

NASA e Amerikës, Roscosmos e Rusisë, JAXA e Japonisë, CSA e Kanadasë dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës vendosin me konsensus se cili astronaut do të drejtojë stacionin. /Insajderi.com