Sami Lushtaku ftohet për intervistim nga Specialja

Komandanti i UÇK-së dhe ish-kryetari i Skënderajt, Sami Lushtaku ka pranuar ftesë për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Lajmin e ka konfirmuar vetë avokati i Lushtakut, Arianit Koci.

Këtë ai e ka bërë të ditur në rrjetin social facebook.

Postimi i plotë:

Me autorizimin e klientit tim z. Sami Lushtaku, ju njoftoj se z. Lushtaku ka pranuar një ftesë që me datën 14 janar 2019, të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës (ZPS) në Hagë.

Kjo është ftesë për intervistim.

Lushtaku do të paraqitet vullnetarisht dhe është i gatshëm të sqarojë çdo rrethanë të cilën ZPS është duke e hetuar.

Kjo është e gjitha për çfarë kemi njohuri tani për tani, dhe me mirësjellje kërkoj nga gazetarët që të mos e kontaktojnë z. Lushtaku rreth kësaj çështjeje.