Gjatë një debati në TV Dukagjini, në emisionin Debat Plus, teksa Dardan Molliqaj po fliste rreth historikut të Gjykatës Speciale, në emision ka ndërhyrë përmes telefonit Rexhep Selimi, i cili thoshte se Molliqaj po gënjen, njofton Insajderi.
Molliqaj ka thënë se “në vitin 2017, në kohën kur Kuvendi i Kosovës kishte marrë iniciativë për të zhbërë Gjykatën Speciale, Rexhep Selimi i kishte thënë Sami Lushtakut se Vetëvendosja do ta përkrah një iniciativë të tillë, por më pas i kishte ndryshuar qëndrimin pas një telefonate të Albin Kurtit nga Burgu i Lipjanit”.
Pas një deklarimi të tillë, ka ndërhyrë Rexhep Selimi duke thënë se “po rrenë Dardani”.
Për t’i hequr këto dilema, nga emisioni është telefonuar Sami Lushtaku, i cili tha “Dardan Molliqaj ka të drejtë, historia është siç po thotë ai”./Insajderi.com