Samsung Galaxy S20 dhe Fold 2 prezantohen më 11 shkurt

Nëntorin e kaluar, dolën informacione se Samsung Galaxy S20 (dikur njihej si S11) mund të zbulohej më 11 shkurt.

Samsung Galaxy S20 dhe Fold 2 prezantohen më 11 shkurt

Tani është shfaqur një video promovuese, e cila duket se është nga kanalet zyrtare, duke konfirmuar se S20 me të vërtetë do të zbulohet në 11 shkurt gjatë eventit Unpacked.

Edhe pse nuk përmendet specifikisht se cilët telefona Samsung do të lansojë, videoja përfshin fjalën “Galaxy” në të cilën shkronjat “a” janë zëvendësuar me zare, duke treguar dy njoftime. Kubi i parë raportohet se është një zgjatje për kamerën në Galaxy S20 Ultra, ndërsa i dyti me siguri lë të kuptohet se bëhet fjalë për Galaxy Fold 2.

Samsung, ndërkohë, zyrtarisht njoftoi ngjarjen Unpacked, e cila do të zhvillohet më 11 shkurt me të njëjtën video promovuese.