Samsung ka zgjidhur manipulimin e skanerit ultrasonik

Samsung ka zgjidhur manipulimin e skanerit ultrasonik

Samsung ka publikuar një përditësim sigurie për Galaxy S10 dhe Note 10 duke adresuar një problem zbuluar nga The Sun ku çdokush mund të kyçej në një S10 edhe me shenjën e tyre të gishtit me disa lloje mbrojtësish ekranesh.

Sipas Android Central, përditësimi është i disponueshëm vetëm për S10 dhe Note 10 në Korenë e Jugut ndërsa së shpejti pritet të lançohet edhe për vendi të tjera.

Kompania më përpara kishte paralajmëruar se disa mbrojtës ekranesh të pa-certifikuar mund të shkaktonin probleme me skanerin ultrasonik të telefonëve.

Por ka një diferencë të madhe mes një keqfunksionimi dhe ti japësh kujtdo akses në telefonin tënd. Samsung tha se skaneri ultrasonik gabimisht lexonte shenjat 3D të gishtave ngelur mbi mbrojtësit e ekraneve.

Si një zgjidhje të përkohshme Samsung thotë se përdoruesit ose të heqin mbrojtësit problematik të ekraneve ose përdorin një mënyrë tjetër verfikimi. /PCWorld Albanian