fbpx

Samsung nuk ndalet, fillon punën me procesorët e gjeneratës tjetër

Samsung nuk ndalet, fillon punën me procesorët e gjeneratës tjetër

Përfitimet nuk do të jenë tejet të mëdha por të konsiderueshme. Për shembull përdoruesit do të marrin 20% më pak konsum energjie dhe 10% më shumë shpejtësi.

Samsung vetëm sa ka filluar të prodhojë çipe 7-nanometër por tashmë ka ndërmarrë një hap tjetër të madh për të qëndruar me ritmin e ligjit Moore.

Kompania ditën e sotme tha se kishte startuar punën në çipet e reja 5-nanometër dhe do të fillojë ndërtimin e tyre për smartfonët dhe pajisjet e tjera në tre mujorin e dytë të 2020-ës.

Përfitimet nuk do të jenë tejet të mëdha por të konsiderueshme. Për shembull përdoruesit do të marrin 20% më pak konsum energjie dhe 10% më shumë shpejtësi.

Tranzistorët 5-nanometër janë aq të vegjël saqë mund të vendosni 2,000 të tillë në gjerësinë e një floku njeriu.

Kompania do të përdorë të njëjtën teknologji EUV (Extreme Ultraviolet) që ka përdorur për prodhimin e çipeve 7-nanometër. EUV aktualisht ka një gjerësi rreze 13.5-nanometër edhe pse i shumëpritur është proces i vështirë për tu realizuar.

Megjithatë mbetet shumë i nevojshëm për të dërguar çipet në nivelin tjetër dhe qëndruar në ritmin e ligjit Moore që thotë se numri i tranzistorëve në një pllakë procesori dyfishohet çdo 24 muaj.

Por zvogëlimi i tranzistorëve ka krijuar probleme. GlobalFoundries, ish krahu i prodhimit të AMD, së fundi tha se nuk do të prodhojë çipet 7-nanometër sepse janë shumë të kushtueshëm.

Nga ana tjetër Samsung ka thënë se linja e parë EUV dizajnuar për të prodhuar çipet 7-nanometër i ka kushtuar kompanisë 6 miliardë dollarë.

Samsung nuk do të jetë i vetëm në garën 5-nanometër sepse TSMC së fundit prezantoi prototipet për konsumatorët. Premtoi rritje të tranzistorëve me 80% krahasuar me 25% që thotë Samsung dhe performancë 15% më shumë krahasuar me rivalin 10%.

Samsung prodhon çipe jo vetëm për vete por edhe Qualcomm ndërsa TSMC prodhon çipet Apple A11 dhe A12.

Intel, Samsung dhe TSMC janë prodhuesit e vetëm të çipeve EUV që përdorin teknologji të avancuara litografike zhvilluar nga kompania Holandeze ASML.