Sanches huazohet në Angli

Sanches huazohet në Angli

Renato Sanches më në fund ka një skuadër të re! Në përpjekje për t’u rikthyer si protagonist, në mënyrë që të bëhet pjesë e bërthamës së kombëtares portugeze para Botërorit të Rusisë, mesfushori i Bayern-it do të huazohet për një sezon te Sëansea.

Skuadra angleze drejtohet nga Paul Clement, i cili deri në janarin e shkuar ishte asistent i trajnerit të bavarezëve, Carlo Ancelotti. Ai u ka premtuar kampionëve të Bundesligës, se 20-vjeçari do të jetë në duar të sigurta.

“Donim që Sanches të shkonte te një klub ku mund të luante në nivelet më të larta, ku ka një trajner i cili beson tek ai”, – u shpreh shefi ekzekutiv i Bayern-it, Karl-Heinz Rummenigge. Sëansea do të paguajë 8,5 milionë euro për huazimin e portugezit dhe nuk e ka të drejtën e blerjes së tij. “Renato duhet të luajë në vazhdimësi për një vit, gjë që tani në skuadrën tonë nuk e ka të garantuar”,  shtoi Rummenigge, shkruan telesport.

Për ish-lojtarin e Benfica-s kanë pasur interes klube si AC Milan, Manchester United, PSG, Monaco dhe Liverpool, por çdo klub ka kërkuar blerjen e tij dhe jo vetëm huazimin. Kjo është arsyeja pse Bayern nuk ka pranuar.