
Refuzimi i Lemar për t’iu bashkuar Arsenalit, do të bëjë që sulmuesi kilian Alexis Sanchez të qëndrojë në ‘Emirates Stadium’.
Arsenali kishte bërë ofertë sot në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës për Lemar dhe kjo ofertë ishte pranuar nga Monaco por vetë futbollisti nuk është shprehur i gatshëm të bëjë një lëvizje për në ‘Emirates’ pasi për një gjë të tillë duhet më shumë kohë.
Sipas Sky Sport kjo do të thotë Sanchez do të vazhdojë të qëndroj në Arsenal me gjithë ofertën e Manchester Cityt.
City kishte ofruar 55 milionë funte për Sanchezin dhe Arsenali ishte pajtuar me kushtin nëse arrinë ta gjejë zëvendësuesin e tij.