Sancho largohet nga Dortmund, transferohet në Premierligë për 100 mln euro

Sancho largohet nga Dortmund, transferohet në Premierligë për 100 mln euro

Ylli i Borussia Dortmund, Jadon Sancho, është i vendosur të largohet nga klubi verën e ardhshme, sipas raportimeve.

19 vjeçari është larguar nga Manchester City për vetëm 7 milionë funte në vitin 2017, për t’u shndërruar në një nga lojtarët më premtues në Evropë te Borussia Dortmund.

Daily Mail raporton se sezoni i ri do të jetë i fundit për anglezin në Bundesligë.

Pretendohet se ish skuadra e tij Manchester City dhe rivalët e Man Utd, janë të interesuara për 20 vjeçarin.

Për anësorin që ka kontratë me Dortmundin deri në vitin 2022, duhen paguar deri në 100 milionë euro