Sanders: Trump, presidenti më i rrezikshëm në histori të Amerikës

Sanders: Trump, presidenti më i rrezikshëm në histori të Amerikës

“Donald Trump është president më i rrezikshëm në histori të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kështu deklaroi demokrati, Bernie Sanders, pas trazirave në Uashington, raporton Insajderi.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook, tha se personi që duhet të jap përgjegjësi për kaosin është Donald Trump.

“Njeriu drejtpërdrejt përgjegjës për kaosin e sotëm është Donald Trump, i cili e ka bërë të qartë se ai do të bëjë gjithçka për të qëndruar në pushtet – përfshirë kryengritjen dhe nxitjen e dhunës. Trump do të hyjë në histori si presidenti më i keq dhe më i rrezikshëm në histori”, tha Sanders. /Insajderi.com

 

The man directly responsible for the chaos of today is Donald Trump, who has made it clear that he will do anything to…

Posted by Bernie Sanders on Wednesday, 6 January 2021