Sandro Tonali nuk bind Milanin, mesfushori kthehet te Brescia

Sandro Tonali nuk bind Milanin, mesfushori kthehet te Brescia

Sandro Tonali u afrua me bujë të Milani në merkaton e verës së kaluar, teksa për të interes kishte shfaqur edhe Interi, njofton Insajderi.

Megjithatë mesfushori nuk ka bindur me paraqitjet e tij gjatë një sezoni te kuqezinjtë dhe për këtë arsye pritet të rikthehet te Brescia.

Milani e mori ne huazim me të drejtë blerje për 25 milionë euro në fund të sezonit, por sipas “Il Giornale” kjo shifër nuk do të paguhet nga drejtuesit kuqezi dhe mesfushori do të rikthehet te ish-skuadra e tij. Italiani gjatë gjithë sezonit është aktivizuar në 37 ndeshje me Milanin në të gjitha kompeticonet. /Insajderi.com