Sapo përfundoi asfaltimi i kësaj rruge në Prishtinë

Sapo përfundoi asfaltimi i kësaj rruge në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinës ka njoftuar sot se kanë përfunduar punimet e njërit kah të rrugës Fehmi Lladrovci prej rrethit te flamurit deri te rrethi i Spitalit.

Ai përmes një postimi në Facebook ka përgëzuar kompaninë dhe drejtorinë për afat rekord dhe pagesa jo të mëdha në trafik.

“Sot përfundon asfaltimi i njërit krah të rrugës Fehmi Lladrovci prej rrethit te flamurit deri tek rrethi i Spitalit. Përgëzime për kompaninë dhe drejtorinë për afatin rekord dhe pa pengesa të mëdha në trafik. Tash edhe anën tjetër!”, ka shkruar Ahmeti.