Sapun i lëngshëm apo sapun i ngurtë: Cili është zgjedhja e duhur?

Sapun i lëngshëm apo sapun i ngurtë: Cili është zgjedhja e duhur?

Zakonet e mira të larjes së duarve janë thelbësore për të qëndruar të shëndetshëm, veçanërisht tani në vazhdën e pandemisë COVID-19.

Kur zgjidhni llojin e sapunit për pastrimin tuaj të përditshëm, dëshironi të siguroheni që po zgjidhni opsionin më efektiv. Ja çfarë duhet të dini për ndryshimin midis sapunit të lëngshëm dhe sapunit të ngurtë për larjen e duarve.

– Sapuni i ngurtë dhe sapuni i lëngshëm janë po aq të efektiv.

Sapuni, qoftë i lëngshëm apo i ngurtë, do të zvogëlojë numrin e patogjenëve në duart tuaja. Friksioni që ju krijoni kur fërkoni duart tuaja së bashku dhe thurini heq papastërtitë dhe mikroorganizmat, dhe uji pastaj i shpëlan ato.

Për më tepër, sapuni i çdo lloji është veçanërisht i mirë në çaktivizimin e disa llojeve të viruseve, përfshirë SARS-CoV-2. Kjo për shkak se ky virus është ajo që quhet një virus i mbështjellur, që do të thotë se përmban një membranë të jashtme të lipideve, ose yndyra. Molekulat e sapunit janë efektive në shpërbërjen e kësaj cipë, e cila çaktivizon virusin, duke e vrarë atë në thelb.

Ekspertët thonë se nëse vendosni të përdorni sapun të ngurtë ose sapun të lëngshëm në shtëpinë tuaj, thjesht bie në preferencën tuaj personale. Ju nuk do të jeni më të mbrojtur ose më pak të mbrojtur nëse zgjidhni njërën ose tjetrën, për sa kohë që po lani duart siç duhet dhe për një kohë të mjaftueshme – të paktën 20 sekonda. Është gjithashtu e rëndësishme të mbani mend se sapuni antibakterial nuk është domosdoshmërisht më i efektshëm në vrasjen e mikrobeve sesa sapunit të rregullt. /Insajderi.com

Përshatur nga Insider.