Sara Hoxha dhe Ledri largohen nga Kosova

Sara Hoxha dhe Ledri largohen nga Kosova

E dashura e reperit Ledri, Sara është në ditët e fundit të shtatzënisë.

Ndërkohë, qarkullonin zëra se çifti do të largoheshin nga Kosova drejt Gjermanisë, gjë të cilën e konfirmuan edhe burime për “Prive”, njofton Insajderi.

Dhe një gjë e tillë po del të jetë e vërtetë, meqenëse Sara me anë të një postimi në llogarinë e saj në Instagram, konfirmoi se ajo dhe Ledri po largoheshin nga vendi, duke shkruar thjesht, “Po nisemi”.

Arsyeja pse dyshja udhëtuan drejt Gjermanisë, qëndron në faktin se Sara do të kryejë lindjen atje, meqenëse ajo është banore e përhershme e këtij shteti.

Nuk ka mbetur edhe shumë që Sara të sjellë në jetë vogëlushen e çiftit. Që kur ata konfirmuan shtatzëninë, dyshja ishin më të zëshëm në shprehjen e entuziastit të tyre.

Para pak kohësh, Ledri edhe publikoi një këngë kushtuar vogëlushes, që mban titullin “Si baba”. /Insajderi.com