Sara Hoxha mori shumë urime për ditëlindje: Më i bukuri është ky i Ledrit dhe nënës së tij

Sara Hoxha mori shumë urime për ditëlindje: Më i bukuri është ky i Ledrit dhe nënës së tij

Në muajin prill të këtij viti, Ledri konfirmoi lidhjen e tij me bukuroshen Sara Hoxha – lidhje për të cilën e dinin të gjithë, por gjithsesi.

E që nga atëherë, postimet e përbashkëta në rrjetet e tyre përkatëse ishin rritur në numër.

Sara e cila shoqërohet me ish të dashurin e Ledrit, po feston sot ditëlindjen e saj dhe mori shumë urime – por më të veçantët ishin këta të Ledrit dhe nënës së tij, Xheraldina Vulës.

Bashkangjitur një fotoje shumë të bukur të çiftit, që vrapojnë të kapur për dore bregut të detit, Ledri i shkruan vargje nga kënga “Trëndafil i Zi”. Këngë që është dedikim për Sarën.

“E rujm njoni-tjetrin si ujin e pishëm, si me jetu veç na dy me ni ishull. Gëzuar ditëlindjen”

E në anën tjetër, Xheraldina përveç se i uroi ditëlindjen nuses së saj, ajo na e zbuloi edhe emrin përkëdhelës me të cilin e thërret – pashulja ime.

“Pashulja jeme. Urime ditëlindja”, shkruan Xheri teksa ka ndarw njw fotografi teksa përqafon Sarwn. /Insajderi.com