Sara Hoxha në ditët e fundit të shtatzënisë: Brenda ‘festës së bebes’

Sara Hoxha në ditët e fundit të shtatzënisë: Brenda ‘festës së bebes’

Reperi Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë në pritje të fëmijës së parë. Para dy muajsh ata konfirmuan vetë lajmin, i cili vetëm se kishte qarkulluar nëpër media rozë.

View this post on Instagram

Jom ka des syt me ti pa 👼🏻 @sarahoxha 🧿

A post shared by Ledri Vula (@ledrivula) on

Çifti do të bëhen prindër të një vogëlusheje, e gjatë ditës së djeshme u organizua edhe një ‘baby shower’, që zakonisht bëhet për nënat që janë në ditët e fundit të shtatzënisë, për të festuar për bebin që po vjen në jetë dhe epitetin nënë të një gruaje, njofton Insajderi.

Në një ambient të jashtëm, me dekor të mrekullueshëm, Sara Hoxha priti mikeshat e saj dhe familjarë të shumtë që të ishin pjesë e gëzimit të saj.

Xheraldina, Dhurata Dora, Ariana Fejzullahu, Kida që ishin prezentë kanë postuar në rrjetet sociale momente nga festa duke na bërë dhe ne “pjesë të saj”.

Shumë muzikë, karaoke, vallëzim por edhe pak lojëra e sfida për të ftuarit nuk kanë munguar.

Në një tabelë të madhe, të ftuarit u deshën të hamendësonin ditën që vogëlushja do të vijë në jetë, por kush ia qëlloi mbetet të shihet në ditët në vijim.

Po ashtu, ishte edhe ‘sfida e pelenave’, ku të ftuarat garuan më njëra tjetrën se cila është më e zonja t’i veshë bebit – në këtë rast kukullës – pelenën më shpejt. /Insajderi.com