Sara Hoxha u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në lidhje me shtatzëninë e saj

Sara Hoxha u përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në lidhje me shtatzëninë e saj

Që nga konfirmimi i lidhjes me reperin, Ledri Vula e më pas konfirmimi i shtatzënisë, Sara Hoxha ka qenë në vëmendjen e ndjekësve të saj e mediave, njofton Insajderi.

Llogaria e saj në Instagram shërben si një blog personal i Hoxhës, e cila ndan copëza të përditshmërisë së saj dhe veshjeve të bukura.

E së fundmi, ajo realizoi një sesion pyetjesh përgjigjesh, për të gjithë ata ndjekës që kishin një pyetje për të.

Një nga ata e pyeti se si ishte momenti kur ajo i kishte zbuluar lajmin e bukur të shtatzënisë Ledrit. Ndonëse nuk ishte në mënyrën se si ajo kishte menduar gjithnjë se do të ndodhte, asnjë skenar nuk do zhvlerësonte magjinë e atij momenti.

“Jo ashtu siç kam menduar që do të ndodhte. Isha në Gjermani kur e kam marrë vesh dhe më duhej t’ia tregoja nëpërmjet telefonit me kamera”, shkroi Sara ndërkohë shpërndan edhe një screenshoot të video bisedës ku të dy shihen të përlotur dhe të lumtur.

E për të gjithë ata ndjekës të padurueshëm që pyesin se kur do të vijë vajza në jetë, ajo thotë se nuk e di as vetë.

“Ah, sikur të ishte dikush të ma tregonte dhe mua. Do isha shumë e çliruar!”, u përgjigj ajo.

Së fundmi një video ku Sara i punoi një rreng Ledrit u bë virale në media sociale. Dyshja gjendjen në Gjermani prej disa javësh ku edhe do të realizohet lindja, Sara mendoi se do ishte shumë qesharake po të bënte kinse është koha për lindje.

Një ndjekës e pyeti për reagimin e Ledrit, pasi kamerat u fikën dhe ajo zbuloi se ai u mërzit pak.

“Të bërtitura jo [nuk bëri], mërzitje më shumë. E gjithë dita na shkoi kështu: ‘Tani do ishim te spitali’, ‘Tani do e kishim në krahë’, ‘Tani do e kishim parë’”, tha ajo.

Sakaq, të gjithë janë kurreshtarë për emrin që do të ketë vajza, mirëpo Sara zbuloi se çifti ende nuk kishin vendosur për një emër. Ajo tha se do ta dinë emrin në momentin që do të shohin fytyrën e vogëlushes. /Insajderi.com