fbpx

Sauditja e cila kërkon azil do të shkojë në Kanada

Sauditja e cila është arratisur nga familja dhe kërkon azil do ta braktisë sonte Bangkokun dhe do të transportohet me aeroplan në Kanada, ka thënë shefi i policisë tajlandeze të imigracionit.

Sauditja e cila kërkon azil do të shkojë në Kanada

Shefi i policisë Surachate Hakparn ka thënë se Rahaf Mohammad Al-Qanun 18 vjeçe do të niset sonte për në Kanada. Nuk ka dhënë detaje shtesë.

Ai më herët ka thënë se disa vende, duke përfshirë Kanadanë dhe Australinë, janë në negociata me Komisariatin e Kombeve të Bashkuara për refugjatë (UNHCR) për pranimin e vajzës.

Zëdhënësi i ministrisë së jashtme të Kanadasë ka thënë se nuk mund të konfirmojë se ajo do të shkojë në Kanada.

Ajo të shtunën e kaluar është ndaluar në Bangkok rrugës për në Australi, mirëpo ka refuzuar të kthehet prapa në vendin e saj duke pretenduar se atje kërcënohet me vdekje. Vajza ishte barrikaduar në një dhomë të hotelit në aeroportin e Bangkokut dhe e ka tërheqë vëmendjen nëpërmes rrjeteve sociale dhe ka kërkuar të bisedojë me përfaqësuesit të Komisariatit të Lartë  të KB për refugjatë (UNHCR) gjë që i është mundësuar./Insajderi.com.