fbpx

Saz’iso e dërgon polifoninë shqipe në Portugali

Saz’iso e dërgon polifoninë shqipe në Portugali

Radioja publike RTP në Portugali po frymon shqip më shumë se kurrë.

Radioja ka vendosur që në dy emisione speciale të merret me Saz’iso, grupin shqiptar të Polifonisë. Në njërin emision transmetohet edhe performimi live i Saz’iso në Festival de Rudolstadt 2018.

Gjatë emisionit tregohet edhe për historinë e Shqipërisë, shtetit që pati regjimin komunist për shumë vite dhe që arriti të mbijetojë edhe me anë të muzikës, artit e kulturës.

Enver Hoxha nuk mungon në përmendje gjatë emisionit.

Anëtarët e grupit flasin gjatë emisionit për emocionet e tyre në performancat gjithandej Evropës, shkruan KultPlus.

Saz’iso, grup i njohur dhe ansambël fantastik shqiptar që përkujdeset ta dërgojë iso-polifoninë shqiptare kudo nëpër botë, përbëhet nga Donika Pecallari, Adrianna Thanou, Robert Travlo, Aurel Qirjo, Telando Feto, Agron Murat, Agron Nasi dhe Pëllumb Meta. / Insajderi.com