fbpx

SBAShK-u lë në gjysmë takimin me MAShT-in

SBAShK-u lë në gjysmë takimin me MAShT-in

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka lëshuar sallën ku po mbahej takimi 2 orësh në mes MAShT-it, SBAShK-ut dhe DKA-ve për të ardhur në një vendim final për kompensimin e orëve të humbura, por prapë rezultoi pa marrëveshje në mes palëve, raporton EO.

Kryetari i SBAShK-ut, Rrahman Jasharaj,pas debatit 2 orësh tha se nuk është arritur një marrëveshje sepse Bytyqi kërkon që të zëvendësohen të gjitha orët e humbura ndërsa SBASHK-u kërkon që të rritet koeficienti për kolegët e tij dhe atëherë të zëvendësohet 1 javë. Të gjitha orët e humbura sipas tij janë është e pamundur të zëvendësohen.

“Ministri kërkoi që gjitha orët e humbura të kompensohen, gjë që nuk do të ndodh. Nëse Parlamenti vendos për ngritje të koeficienteve të kolegëve tanë, një javë do të zëvendësohet, përndryshe jo”, tha Jasharaj.

Ai tha se SBAShK-u po pret vendimin e gjykatës i cili do të respektohet çfarëdo që të jetë.

“Ne kemi qëndrime tona në mbrojtje të ligjit. Ligji nuk na obligon me mbajtë mësim. Ne po presim vendimin e gjykatës që cilido qoftë edhe nëse nuk na pëlqen neve, ne do ta respektojmë. Le të përmirësohen koeficientet dhe ne do ta zëvendësojmë një javë, nëse nuk ndodh kështu nuk ka zëvendësim fare”, tha ai.