![SC Gjilani reagon me komunikatë zyrtare, publikon kontratën](https://insajderi.com/wp-content/uploads/2019/12/Gjilanii-696x464-730x440.jpg)
SC Gjilani është duke e zhvilluar fazën përgatitore në Antalia të Turqisë, para se të fillojë pjesa e dytë e kampionatit të Kosovës. SC Gjilani është duke e zhvilluar ndeshjen e radhës kundër klubit rus, Yenisy Krasonyarsk, që bën gara në ligën e dytë të Rusisë.
Pasi veproi klubi rus duke e larguar emrin e Serbisë dhe duke vendosur emrin e Kosovës, ka reaguar edhe SC Gjilani me një komunikatë zyrtare.
Klubi gjilanas ka publikuar kontratën që kanë bërë për zhvillimin e ndeshjes dhe në atë kontratë figuron emri i Kosovës dhe jo Serbisë. Pra, klubi rus e ka njohur Gjilanin si klub nga Kosova, më shumë në Insporti.com.