Scott shuan shpresat e Serbisë se SHBA po e ndërrojnë politikën

Ato të vjella të cilat po i publikojnë për shtete dhe diplomatë perëndimorë mediet siç janë Informer, Telegraf, Alo....kjo është në të vërtet ajo çfarë Aleksandar Vuçiq, kryetari i Serbisë mendon për ta... sinqerisht dhe në mënyrë intime.

Scott shuan shpresat e Serbisë se SHBA po e ndërrojnë politikën

Kështu që nuk duhet të habisin këto sulme të zyrtarëve serb kundër ambasadorit amerikan për shkak të deklaratës së tij për atë se Kosova është për SHBA shtet i pavarur, vlerëson për gazetën serbe “Danas” Goran Jeshiq, deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Serbisë, sulmin më të ri të kryetarit dhe kryeministrit të Serbisë si dhe ministrave të qeverisë serbe kundër ambasadorit të SHBA në Beograd Kyle Scott.

“Nga këndi ynë i vështrimit, fjala është për qeverinë e Kosovës, jo për të ashtuquajturën, ne e njohim Kosovën si vend të pavarur dhe sovran, liderët e zgjedhur të Kosovës janë përfaqësues të zgjedhur  të Kosovës dhe ne do të bashkëpunojmë me përfaqësuesit e zgjedhur të Kosovës pikërisht ashtu siç bëjmë me përfaqësuesit e zgjedhur të shteteve tjera në këtë rajon”, ka thënë Kyle Scott duke u përgjigjur në pyetje të një gazetari i cili e ka quajtur qeverinë e Kosovës “të ashtuquajtur”.

“Nuk je ti këtu, ambasador, t’i përmirësosh gazetarët, por të përgjigjesh në pyetje”, i “ka urdhëruar” Aleksandar Vuçiq, menjëherë pasi ministri i tij Aleksandar Vulin ka thënë se Serbia nuk është koloni amerikane. Megjithatë, më e ashpër ishte Ana Bërnabiq, e cila ka pretenduar se ambasadori amerikan nuk e di se nëse në takimet e ndërtesës së qeverisë së Serbisë e përdor shprehjen pavarësia e Kosovës, do të përjashtohet nga ndërtesa.

“Kjo është diplomacia serbe në pasqyrimin më të mirë… Kështu ata e udhëheqin dhe e përfaqësojnë shtetin tonë. Ata qetë e pështyjnë ambasadorin, pa kurrfarë turpi…Duan t’i udhëheqin negociatat me Kosovën, megjithëse e dinë shumë mirë se për zgjidhje kompromisi janë më të rëndësishme pajtimet e BE dhe SHBA”, përfundon Goran Jeshiq./Insajderi.com.