“S’e kam gajlen e disa personave të UÇK-së” – flet deputeti që nënshkroi kundër Speciales

“S’e kam gajlen e disa personave të UÇK-së” – flet deputeti që nënshkroi kundër Speciales

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiti, ka thënë për Insajderin se nënshkrimin e tij e dha për ta mbrojtur luftën e UÇK-së.

Sipas tij, nëse çështja është për tre-katër persona, atëherë ata le të gjykohen, kushdo që janë ata. Por Tahiri thotë se Gjykata Speciale u themelua kinse për krimet që i ka bërë UÇK-ja.

“Diçka që kërkohet nga mijëra veteranë dhe njerëz të cilët mbrojtën popullatën civile në ditët e vështira, e që sot akuzohet ajo ushtri e UÇK-së, ku dhe nga ta kam marrë vota si deputet i Kosovës, normalisht se unë duhet të mendoj se si të veproj me votën time!”, ka thënë ai.

“Çka dua të them: nëse po flasim për vetëm 3 apo 4 vetë kinse kanë bërë krime dhe duhet gjykuar ajo është temë tjetër, le t’i marrin ata kushdo qoftë, edhe unë nesë jam?! Por në të gjitha botimet që janë bërë lidhur me Gjykatën Speciale, është folur kinse janë bërë krime nga  UÇK-ja, e kjo është një imazh i dhimbshëm për vendin tonë”, ka thënë tutje për Insajderin deputeti Tahiri.