Ndoshta është ndër rastet më të rralla, që një futbollist të mos luaj për një ekip gjashtë vjet dhe të fitohen 15 milionë euro nga shitja e tij.
Këtë gjë e ka bërë ekipi Chelsea, që e ka shitur futbollistin Mario Pasalic te skuadra italiane Atalanta, në të cilin klub ishte i huazuar nga 2018-ta.
25 vjeçari, kishte kaluar në Chelsea nga Hajduk Split në vitin 2014-të, e që atëherë është dhënë në huazim te Elche, Monaco, Milan, Sportak Moscow dhe nga viti 2018-të i huazuar te Atalanta, tani zyrtarisht i klubit italian.
Ndonëse për Chelsea i parëndësishëm në fushë, del të jetë i rëndësishëm në aspektin financiar për Roman Abramovich.
Pasalic ku ka luajtur ka pasur paraqitje të mira, duke shënuar dhe asistuar në të gjitha klubet që u përmendën më lartë.
/Insajderi.com/