Së paku 16 persona kanë humbur jetë në maratonën malore në Gansu të Kinës

Së paku 16 persona kanë humbur jetë në maratonën malore në Gansu të Kinës

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe pesë të tjerë janë zhdukur gjatë një gare të maratonës malore 100 kilometra në provincën veriperëndimore Gansu në Kinë, sipas raportimeve të mediave, transmeton Insajderi.

I ftohti ekstrem goditi rajonin gjatë garës së mbajtur të shtunën në mëngjes në qendrën turistike Yellow River Stone Forest në qarkun Jingtai, në qytetin Baiyin, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua News, raporton Anadolu Agency (AA).

Përpjekjet e shpëtimit për të gjetur personat e zhdukur janë duke u zhvilluar, kurse gara është ndërprerë. /Insajderi.com