fbpx

Së paku një i vdekur nga një aksident treni në Belgjikë

Së paku një i vdekur nga një aksident treni në Belgjikë

Të paktën një person ka vdekur dhe shumë të tjerë janë plagosur, pasi një tren me udhëtar ka dalë jashtë kontrollit të binarëve pas një aksidenti jashtë një stacioni në afërsi të Brukselit.

Operatori hekurudhor SNCB ka thënë se një tren pasagjerësh me destinacion Brukselin ka dalë jashtë binarëve të hekurudhës pas largimit nga qyteti i Leuven, 25 km në lindje të kryeqytetit, raporton Telegraph.

Shërbimet e urgjencës kanë dalë menjëherë në vendngjarje. I gjithë trafiku i trenave brenda dhe jashtë Leuven-it, 20 kilometra në lindje të Brukselit, është ndërpre. /Insajderi.com