Seanca e KS të OKB-së për Ushtrinë e Kosovës, nesër në orën 21

Seanca e KS të OKB-së për Ushtrinë e Kosovës, nesër në orën 21

Këshilli i Sigurimit të OKB-së do të diskutojë të hënën mbrëma, nga ora 21:00, për formimin e Ushtrisë së Kosovës, kërkesë kjo që ka ardhur nga Serbia.

Ndonëse u spekulua se seanca do të jetë e mbyllur për publikun, ministria serbe e Jashtme ka konfirmuar se takimi do të jetë i hapur për publikun.

Në këtë seancë, pjesëmarrës nga Kosova do të jetë presidenti Thaçi, kurse nga ana e Serbisë homologu i tij, Vuçiq.