Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

Seanca e Kuvendit vazhdon nesër

Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën e radhës të premten, e cila do të jetë vazhdimësi e asaj që u mbajt sot, e enjte, njofton Insajderi.

Seanca do të fillojë në orën 10:00, ku do të ketë dy pika të rendit të ditës.

Rendi i ditës

  1. Propozim-vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare,
  2. Interpelancë me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, z. Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”./Insajderi.com