
Dhomat e Specializuara dhe Zyra e Prokurorit tё Specializuar në Hagë kanë njoftuar se të mërkurën e 24 marsit do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, përcjell Insajderi.
Në njoftim bëhet e ditur se seanca pritet të fillojë në orën 11:00.
Ajo do të mbahet ndaj katër ish-udhëheqësve politikë e ushtarakë të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi, ish-kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli si dhe shefit të Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi.
Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. /Insajderi.com