Seanca e sotme – shfaqje pa aktorët kryesor

Seanca e sotme – shfaqje pa aktorët kryesor

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, (LVV) Adem Mikullovci interpelancën për gylenistët e ka quajtur një shfaqje të cilës i mungojnë aktorët kryesor.

“Seanca po më duket si një shfaqje kur mungojnë aktorët kryesor, e shfaqja pa aktorët kryesor nuk luhet”, ka thënë Mikullovci.

Ndër tjera ai ka shtuar se sot kishte përgatitur një fjalim për kryeministrin Ramush Haradinaj mirëpo nuk është duke e lexuar pasi ai mungon.

“Propozoj që sa ma shpejt ta përfundojmë diskutimin dhe ta përpilojmë një kërkesë, një rezolutë dhe ta dërgojmë, fjalimin që e kamë përgatitë e kam pas për kryeministrin Haradinaj po sot nuk te koka këtu”, ka përfunduar Mikullovci.

Sot është duke u mbajtur interpelancë për gjashtë shtetasit turq të cilët u deportuan. kjo interpelancë u thirr nga deputetët e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, (LDK). /Insajderi.com