Gjykatësi: Nuk jepen incizimet e intervistimeve të dëshmitarëve dhe akuzuarve

Gjykatësi: Nuk jepen incizimet e intervistimeve të dëshmitarëve dhe akuzuarve

Gjykatësi: Nuk jepen incizimet e intervistimeve të dëshmitarëve dhe akuzuarve

Gjykatës i Speciales,  Nicolas Guillou, ka refuzuar kërkesën e avokatit të Hashim Thaçit dhe Jakup Krasniqit, për ofrimin e audio-incizimeve të intervistimit të dëshmitarëve të cilat kanë “dëshmuar”, mbi akuzat për “krime lufte”, me të cilat ngarkohen nga Dhomat e Specializuara ish-krerët e Ushtrise Çliritmare të Kosovës.

Kjo kërkesë u refuzua mbi arsyetimin se argumentet e dhëna janë të pamjaftueshme.

“Dëshmitarëve dhe të akuzuarve. Aty ku incizimet janë zbardhur me transkriptime, incizimet audivizive nuk është e nevojshme të vendosen në dispozicion. Por, në anën tjetër, mungesa e një dispozite të tillë ligjore  nuk e përjashton mundësinë që ky informacion të vendoset në dispozicion nga ZPS-ja në varësi të kufizimeve në bazë të rregullave. Argumenti i mbrojtjes mbi nevojën e saktësisë së transkriptimeve është i pamjaftueshëm për nxjerrjen shtesë të audio-incizimeve sepse kjo mund të kryhet në bazë të përkthimeve shqip-anglisht. Unë hedh poshtë kërkesën e mbrojtjes për incizimet audio-vizuale”, tha ai.

Të mërkurën po mbahet konferenca e radhës e Gjykatës Speciale ndaj të akuzuarve Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi.


Hooper: 22 vite më parë NATO bombardoi kundër agresorit serb dhe ja ku jemi sot

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ka reaguar pasi Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar ka deklaruar se iu duhet ende kohë për dorëzimin e materialeve.

Prokurorja ka thënë se materialet t’i dorëzojnë në javën e dytë të shtatorit të vitit 2021 dhe arsyeja për ndryshimin në afatin kohor është për shkak të afateve të reja për ri kategorizimin e provave.

Ndërsa, Hooper ka thënë se është i çuditur se si Prokuroria po do të bëj hetime të mëtutjeshme, sot 22 vite pas ndërhyrjes së NATO-s ndaj agresionit serb.

Sipas tij, këtë e bëjnë për të përforcuar një dosje që nuk është aq e fortë.

“Mua më çudit ajo që thotë Prokurorja për hetimet. Çfarë nevoje ka për të bërë hetime në këtë fazë? Jemi 22 vjet pasi NATO bëri bombardime për të ndaluar agresionin serb kundër Kosovës, dhe ja ku jemi sot me një aktakuzë që ua kanë parashtruar deri në imtësi.

Çfarë nevoje ka që prokuroria të bëj hetimet mëtejshme. Më duket se bëjnë për të përforcuar një dosje që s’është aq e fortë. Si mund të thonë që kjo nuk mund të ketë pasoja për datën kur do të nis gjykimi”, ka thënë mbrojtja e Thaçit.


Specialja i konsideron të pabaza kërkesat për nxjerrjen e incizimeve të dëshmitarëve 

Zyra e Prokurorit të Specializuar i ka konsideruar si të pabazuara ligjërisht kërkesat e avokatëve të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, për t’i nxjerrë incizimet audio dhe video nga intervistat e dëshmitarëve.

Madje sipas prokurores së Speciales, incizime audio-vizive nuk ka për të gjithë dëshmitarët.

“Nuk ka incizime audio-vizive për të gjithë dëshmitarët, por ka për pjesën më të madhe të intervistave”, ka thënë ajo.

Ndërsa, David Hooper, avokat i Hashim Thaçit, ka insistuar  se këto materiale duhet t’u dorëzohen atyre.


Avokati i Thaçit i kundërpërgjigjet kryeprokurorit të Speciales: Nuk bëj skena teatrale

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën statusore të së mërkurës, i është kundërpërgjigjur Kryeprokurorit të Speciales, Jack Smith.

Sipas tij, Smith ka thënë se mbrojtjes duhet t’i bëhet paralajmërim.

E për këtë deklaratë, Hooper ka thënë se nuk i duket si vërejtje kolegjiale.

“Unë e mora të ashpër përgjigjen e zotit Smith se mbrojtjes duhet t’i bëhet një paralajmërim për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mes palëve. Unë kam njohuri me avokatë nga juridiksione të ndryshme. Mënyra e shprehjes së tij nuk është normale. Ai na akuzon për teatralitet. Unë nuk jam person që bëj skenë teatrale, unë nuk jam ai lloj avokati. Dhe, në fund ju do t’i keni të gjitha në rendin e duhur, dhe kjo s’është mënyra e duhur e nxjerrjes së materialeve”, ka pohuar mbrojtja e Thaçit.

Ai tutje ka shtuar se Prokuroria po tregohet shumë jo-bashkëpunuese.


Mbrojtja e Thaçit thotë se Prokuroria po nxitohet për ta nisur gjykimin

David Hooper, avokat i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në seancën statusore të së mërkurës, ka deklaruar se e kundërshton urgjencën e Prokurorisë që gjykimi në këtë rast të fillojë sa më parë.

Hooper ka thënë se Prokuroria po punon me një sistem të nxjerrjes së materialeve që është i copëzuar dhe jo i dobishëm.

“Unë i kuptoj vështirësitë. Ka edhe vështirësi dhe kufizime të tjera nën të cilat po punojmë të gjithë. Në një atmosferë gjithnjë e më shumë jo bashkëpunuese…. Ne kërkojmë një sistem të nxjerrjes së materialeve përmes së cilit Prokuroria do t’i japë mbrojtjes materialet të cilat i kërkon”, ka thënë avokati i Thaçit.


Prokuroria jep detaje për mbledhjen e materialeve

Prokurorja e Zyrës së Prokurorit të Specializuar, në seancën që po mbahet ndaj krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Dhomat e Specializuara, ka bërë të ditur se sa i takon përditësimit të nxjerrjes së materialeve, Prokuroria ka nxjerrë edhe dy pako me materiale, teksa ka shtuar se po vazhdojnë të punojnë që t’i shikojmë në imtësi materialet, përcjell Insajderi.

“Prokuroria ka nxjerrë edhe dy paketa me materiale. Po vijojmë që të punojmë për materialet tjera. Kemi depozituar një kërkesë të katërt për masa mbrojtëse dhe do të bëjmë edhe të tjera në grafikun kohor, para datës 6 prill. Po bëjmë përshtatjet për nën kategorizimet. Deklaratat e mëparshme 1/2 të aktakuzës janë përpunuar dhe janë nxjerrë dhe janë pjesë e kërkesës për masa mbrojtëse”, ka deklaruar Prokurorja e Specializuar.

Ajo tutje ka thënë se nuk është sugjeruar që në materialin mbështetës të aktakuzës të jenë edhe materialet e pakove, ndërsa ka shtuar se po analizojnë deklaratat e dëshmitarëve.

Prokurorja e Specializuar ka thënë po ashtu se provat materiale që lidhen me intervistat e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit janë nxjerrë, mirëpo gjashtë nga 24 të tilla kanë mbetur pa u përfunduar në këtë proces.

Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime lufte./Insajderi.com