
Seanca e re gjyqësore në Francë për Ramush Haradinajn pritet që të mbahet brenda dy javëve. Lajmi është konfirmuar nga avokati mbrojtës i Haradinajt, Arianit Koci.
Ramush Haradinaj, kryetar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është arrestuar më 4 janar nga autoritetet franceze bazuar në një urdhërarrest ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia.
Gjykata në Francë ka vendosur që ai të lirohet nga paraburgimi, por me kushtin që të mos largohet nga Franca./Insajderi.com