
Flamur Sefaj, i cili u largua nga posti i ministrit të Brendshëm për shkak të rastit të gylenistëve, po e konsideron veten viktimë të politikës primitive.
Sefaj nuk po pajtohet me formën e largimit nga posti. Megjithatë, Sefaj pranoi se nuk e informoi askënd për aksionin.
“Është dashur AKI të informojë eprorët, para së gjithash”, ka thënë ai në Klan Kosova.
“Unë s’kam qenë përgjegjës të menaxhoj komunikimin mes AKI-së, kryeministrit dhe presidentit”, është shprehur Sefaj.
Ai ka thënë se Ministria e Brendshme dhe Policia e Kosovës kanë vepruar në bazë të kërkesës së Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë.