Sefaj, Maxhuni dhe Thaçi flasin për sigurinë në Mitrovicë

Sefaj, Maxhuni dhe Thaçi flasin për sigurinë në Mitrovicë

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë së Kosovës në Mitrovicë, ku u pritën nga drejtori rajonal, Nehat Thaqi.

Ministri Sefaj theksoi se në kuadër të angazhime të përditshme janë të parapara edhe vizitat nëpër drejtori rajonale të Policisë, për të parë nga afër angazhimet dhe përpjekjet që bënë Policia e Kosovës në kuadër të angazhimeve në ruajtjen e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Ai tha tashmë është në fazën e fundit ligji për pensionim të policëve.

Ndërsa, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni theksoi se përkundër specifikave të veçanta, policia e rajonit të Mitrovicës është jashtëzakonisht e përkushtuar për të implementuar objektivat dhe prioritet strategjike të PK-së.

Drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicë, Nehat Thaqi theksoi se situata e përgjithshme në këtë rajon është shumë e mirë.

Ai tha se rastet e veprave kriminale ka rënë për rreth 40%, që tregon se ka trend të dukshëm të rënies së veprave kriminale. Po ashtu në këtë rajon është arritur objektivi kryesor për zbulimin e rasteve për 70%.

Në këtë takim u diskutua edhe sa i përket mbarëvajtjes së zgjedhjeve për balotazh që do të mbahen të dielën më 19 nëntor.

Me këtë rast, drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës,  Shpend Maxhuni kërkoi nga policia që në bazë të vlerësimeve të tyre të shtojë edhe numrin e policëve, sidomos në qytetin e Mitrovicës nëpër qendrat e votimeve, në mënyrë që të respektohet drejt vullneti i qytetarëve të kësaj komune.