Sejdiu: Dalja në votime e ulët, ftojmë qytetarët të dalin të votojnë

Sejdiu: Dalja në votime e ulët, ftojmë qytetarët të dalin të votojnë

Nënkryetari i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu ka ftuar qytetarët e vendit që të dalin në zgjedhje dhe të vendosin për katër vitet e ardhshme.

Përmes një konference për media Sejdiu ka treguar se në bazë të vëzhgesve të Vetëvendosjes nuk ka pasur ndonjë parregullsi.

“Ftojmë qytetarët që të ushtrojnë të drejtën e tyre në mënyrë që me votë të ecim përpara, me votë të kemi progres dhe me votë të tregojmë se cili është numri i qeverisjes me të cilin duam të vazhdojmë. Deri në ora 11 nuk ka pasur ndonjë parregullsi që vlen të theksohet. Prej vendeve ku po garojmë deri më tani nuk kem i ndonjë parregullsi apo incident që vlen të theksohet”, ka thënë Sejdiu.