Sejdiu: Duhet t’i zgjidhim problemet me gatishmëri e guxim, PSD-ja i ka këto

Sejdiu: Duhet t’i zgjidhim problemet me gatishmëri e guxim, PSD-ja i ka këto

Deputeti i PSD-së, Dardan Sejdiu ka thënë se partia të cilës ai i takon e ka gatishmërinë dhe guximin për bashkëpunim e koordinim.

Sipas tij, këto dya jannë elementet që nevojiten për të fituar ndaj keqqeverisjes në Kosovë.

“Fitorja ndaj keqqeverisjes në Kosovë nuk mbërrihet me shpifje e nënçmime, por me bashkëpunim e program”, shkruan Sejdiu në Facebook.

Sejdiu ka thënë se tani duhet të nisë koha e zgjidhjeve të problemeve ekonomike e shoqërore.

“Për PSD-në, programi dhe rruga përpara për vendin është më e rëndësishme sesa inatet e tentimet për ta nënshtruar tjetrin. Koha e anatemimeve duhet të përfundojë. Në vend të saj duhet të nisë koha e zgjidhjeve të problemeve ekonomike e shoqërore.
Për këtë duhet para se gjithash gatishmëria e guximi për bashkëpunim e koordinim. Ne si PSD i kemi të dyjat”, ka shkruar ai.