
Ish-presidenti i Kosovës dhe LDK-së, Fatmir Sejdiu, ka thënë se partia e tij është dashur që të lidhë koalicione “parimore” dhe jo koalicione “që nuk sjellin kualitete të veçanta”.
“Tash është çështje e zgjedhjes së tyre dhe cilat janë ata hapa që këta do të kryejnë,” ka thënë ai, duke shtuar se ka pasur reagime të anëtarësisë së gjerë të LDK-së lidhur me koalicionet e fundit të LDK-së.
Kjo parti aktualisht është duke mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ku po diskutohen kandidatët e propozuar nga degët për përfaqësim në Kuvend.
“LDK-ja do ta njoftojë opinionin me kandidatët sapo që Këshilli miraton listën, prandaj ftojmë të gjitha mediet që mos të spekulojnë me lajme se kinse disa kandidatë janë larguar”, thuhet në një komunikatë të LDK së.