Sejdiu-PAN-it: “Topi është te ju”

Sejdiu-PAN-it: “Topi është te ju”

Përfaqësuesi i AKR-së në takimin konstultativ me partitë politike, Korab Sejdiu, ka thënë se PAN po keqpërdorë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të vitit 2014, pasi që sipas tij, askund në atë vendim nuk thuhet se deputetët janë të obliguar që të votojnë një kandidat të caktuar.

Ai ka thënë se me koalicioni PAN është duke keqpërdorë mirësjelljen dhe durimin e partive politike.

“PAN mund ta caktojë datën e seancës dhe tash topi është në anën juave, ne po bëjmë disa lëshime për hirë të proceseve”, ka thënë Sejdiu.