Sekretares Madeleine Albright i ndërtohet busti në Prishtinë

Sekretares Madeleine Albright i ndërtohet busti në Prishtinë

Kosova do ta nderojë ish sekretaren amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. Zonjës Albright, një zë i fuqishëm i Kosovës në botë, pritet t’i ngritet busti në Prishtinë.

Busti i Sekretares Albright, parashihet te vendoset në lokacionin e aprovuar në parim nga Komuna e Prishtinës, tek monumenti New Born, aty edhe ku është sheshi me emrin e saj, shkruan Ballkani.info.

Është zyra e Presidentit të Kosovës që ka marrë përsipër që Albrightit t’i ngritet busti në Prishtinë.

Tashmë zyra e Prokurimit në Presidencë ka shpall kompaninë fituese, e cila për 19 788 euro të bëhë ndërtimin e bustit.

Kompania ‘Artiko’ nga Matiçani është përzgjedh që të bëjë ndërtimin e bustit të ish sekretares Albright.